Flash News

DITARI POLITIK

Presidenti i ri/ Alibeaj ulet në tryezë me Ballën, 'justifikohet': Mora pjesë që mos krijohej alibi

Presidenti i ri/ Alibeaj ulet në tryezë me Ballën,

Grupi negociator i Partisë Socialiste, i përbërë nga Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri, janë ulur sot në tryezë me deputetin Enkelejd Alibeaj, për të diskutuar lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ri.

Balla i bëri ftesë dje Alibeajt të ulen bashkë në tryezë një ditë më parë, dhe deputeti demokrat pranoi.

Pjesë e tryezës janë edhe deputeti Arbi Agalliu, Orjola Pampuri dhe Mesila Doda, si edhe Agron Duka dhe Fatmir Mediu.

Raundi i parë i votimit u dogj pasi nuk u dorëzua asnjë kandidaturë për President. Ndërsa raundi i dytë do të jetë më 23 maj, vendimi u mor në mbledhjen e djeshme të Konferencës së Kryetarëve pas propozimit të Ballës.

Alibeaj është shprehur se pranoi ftesën e Ballës, që maxhoranca të mos gjente pretekstin e bojkotit të deputetit për të zgjedhur Presidentin e vetme.

“Opozita mori pjesë në këtë proces për të mos krijuar alibi, arsye të paqena që pjesa tjetër e Kuvendit të shkojë në raundin e katërt dhe të pestë e të këndojnë "Ata s'erdhën, por e zgjedhim ne. Kjo është arsyeja pse kemi marrë pjesë në këtë proces. Pavarësisht ndryshimeve të 2008, thelbi mbetet, 3 raundet e para presidenti duhet të zgjidhet me jo më pak se 84 vota. Ajo që sot konsiderohet mazhorancë nuk e ka legjitimitetin real, atë që buron nga zgjedhjet. Kriteret nuk janë ndonjë habi, përveç kritereve, legjislacioni përmbante një sërë kriteresh të tjera të shpërndara andej-këtej që i referohen institucioneve të tjera dhe ka ardhur e gjitha si nevojë për deformimin për të implementuar edhe për presidentin. Pjesa e dytë i përket procesit. Është legjitime, e justifikuar, shkon drejt frymës së kushtetutës. Në 3 raundet e para, e drejta për të propozuar t'i përkasë opozitës”, tha Alibeaj.

Të fundit