Flash News

DITARI POLITIK

Presidenti i ri, data që u propozua për mbajtjen e raundit të dytë

Presidenti i ri, data që u propozua për mbajtjen e raundit të

23 maj, ora 18:00. Kjo është data e propozuar për mbajtjen e seancës për raundin e dytë për zgjedhjen e presidentit.

Propozimi u bë nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla në Konferencën e Kryetarëve.

“I dëgjova me vëmendje kolegët por sipas rregullores po e nis me thirrjen e raundit të dytë. Bazuar në nenin 109 të rregullores, në vijim të propozimit të Enkelejd Alibeaj për të marrë afatin maksimal përllogaritur nga dita e djeshme, propozoj që raundi i dytë të zhvillohet ditën e hënë në datën 23 maj në orën 18:00. Më fundor se kaq nuk ka. Pra besoj ky është propozim që biem të gjithë dakord”, tha Balla.

Kujtojmë që raundi i parë u konsiderua i kryer pa kandidatë. Asnjëra prej palëve nuk ka sjellë emra konkret.

 

Të fundit