Flash News

DITARI POLITIK

Presidenti i ri ende pa emër/ Digjet edhe raundi i dytë, sot mblidhet Kuvendi

Presidenti i ri ende pa emër/ Digjet edhe raundi i dytë, sot mblidhet

Raundi i dytë i zgjedhjes së presidentit është djegur. Dje ishte afati i fundit i dorëzimit të kandidaturave, ndërsa grupi i Enkelejd Alibeajt nuk ka dorëzuar asnjë emër.

Maxhoranca paralajmëroi se nëse Alibeaj nuk dilte me emra konkretë deri të dielën, atëherë në raundin e katërt dhe të pestë do të jetë radha e socialistëve për të propozuar. Sot në orën 18:00 pritet të mblidhet Kuvendi në seancë plenare për të zhvilluar votimin e dytë.

Për shkak se nuk ka asnjë emër kandidati të depozituar pranë Kryesisë së Kuvendit, pritet që edhe raundi i dytë të digjet.

Alibeaj e akuzoi PS-në se kishte shkelur marrëveshjen që Presidenti t’i dërgohej Kuvendit me firma të përbashkëta. Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se Alibeaj është keqkuptuar pasi maxhoranca dhe deputeti kanë rënë dakord që për raundin e dytë dhe të tretë të propozojë Alibeaj dhe në raundet e tjera PS.

Të fundit