Flash News

DITARI POLITIK

Presidenti i ri/ Pas dështimit të 3 raundeve të para, mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve

Presidenti i ri/ Pas dështimit të 3 raundeve të para, mblidhet

Sot në orën 14.00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të përcaktuar se kur do të zhvillohet raundi i 4-ët për zgjedhjen e Presidentit të ri. Tre të parët dështuan, pasi anjëra prej palëve nuk dorëzoi kandidatura.

Tashmë Kreu i ri i Shtetit është në dorë të PS-së, sikurse kishte paralajmëruar që në krye të herës. Socialistët kanë mundësi për ta zgjedhur vetë Presidentin, pasi në raundin e katërt dhe të pestë nevojiten 71 vota, që PS i ka.

Dhe me shumë mundësi, emri i kandidatit për president do të mësohet ditën e premte kur socialistët do të mbledhin Kryesinë, menjëherë sapo Kryeministri të kthehet nga vizita në SHBA.

Marrëveshja që bëri deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj me mazhorancën rezultoi e dështuar. Ai nuk pranoi kushtin e socialistëve që një kandidaturë të gëzonte mbështetjen e të paktën 20 deputetëve, pasi nuk i kishte numrat. Ndërsa Sali Berisha e ka refuzuar procesin, duke e konsideruar farsë.

 

 

 

Të fundit