Flash News

DITARI POLITIK

Presidenti i ri/ Raundi i katërt mbahet të shtunën

Presidenti i ri/ Raundi i katërt mbahet të shtunën

Konferenca e Kryetarëve vendos datën për raundin e katërt të zgjedhjes së Presidentit të ri. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, sugjeroi datën 4 qershor të shtunën.

Seanca në Kuvend do të mbahet në orën 18:00, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave është po të shtunën në orën 12:00.

“Rendi i ditës së miratuar në fillim të kësaj mbledhje ka qenë caktimi i raundit të katërt për votimin e Presidentit të Republikës. Unë propozoj që raundi i katërt të zhvillohet ditën e shtunë, datë 4 qershor, ora 18:00.

Afati i depozitimit të kandidaturës të jetë data 4, ora 12:00 ndërsa afati i shqyrtimit të kandidaturës të jetë ora 16:00, data 4 qershor 2022”, tha Balla.

Të fundit