Flash News

DITARI POLITIK

Presidenti i ri/ Raundi i tretë mbahet më 30 maj, Alibeaj-Ballës: Nuk i qëndruat fjalës, PS: S'funksionon formula 4-2-1

Presidenti i ri/ Raundi i tretë mbahet më 30 maj, Alibeaj-Ballës:

Ka nisur mbledhja e Konferencës së Kryetarëve për të përcaktuar datën e raundin të tretë.

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka propozuar datën 30 maj në orën 10:00, teksa shtoi se maxhoranca do të respektojë afatin maksimal.

Nga ana tjetër, deputeti Enkelejd Alibeaj është shprehur se socialistët nuk i qëndruan fjalës herën e fundit. Sipas Alibeajt, socialistët nuk i kanë shuar deri në fund dokumentet për të cilën arritën dakordësi të dyja palët, çka bëri që Alibeaj të tërhiqej nga dorëzimi i propozimeve.

“Një proces i përbashkët ku opozita të mos ishte një mbushëse topi. Jo. Por të vendosej në kushte reale që po merr pjesë në një proces serioz. Kjo ishte shenja më e plotë dhe energjike. Duan të shkojnë te raundi i katërt të shkojnë. Ne kemi bërë detyrimet tona. Kthehemi përsëri te historia që u kthyem në fillim, fjalët e tepërta janë fukarallëk. Nuk i qëndrojnë fjalët, asaj që pohuan vetë.S’i keni as ju. Serioziteti i procesit do të donte që në atë dokument të rënë dakord të shkohej deri në fund. Kjo do i jepte seriozitet procesit, e këtu mbaron gjithçka. Teksa tërhiqen do të thotë që i kanë thënë të gjitha. Në këtë proces futemi si detyrim politik, detyrim për të zhbërë atë që në të shkuarën s’ka shkuar shumë mirë. E bëmë këtë. Besoj që përballë publikut atë që kishim për të dhënë e dhamë. Pala tjetër mesa duket është e qartë që e ka bërë gjetjen e vet. Unë besoj se procesi i zgjedhjes së Presidentit nuk është eksperiment. Ajo që po ndodh në këtë proces, është me pistoletë mbi tavolinë. Kjo është një gjuhë e varfër qëndrimi që mban pala tjetër. Ne marrim pjesë në proces, por as lojë dhe as farsë nuk bëhet në sy të shqiptarëve”, tha Alibeaj.

Nga ana tjetër, Balla është shprehur që se nuk është e thënë që të paktën një nga emrat e ardhur nga Alibeaj të zgjidhen për President.

“Nëse mendoni që ju propozoni katër dhe mes tyre patjetër duhet të jetë presidenti, ky nuk është proces. Unë mendoj që bisedimet duhet të vijojnë. Nëse 4, 2 1 është formula juaja le të themi që sot nuk kemi dakordësi dhe le të kërkojmë nga partitë e tjera që të propozojnë kandidatura që mund të marrë mbështetje”, u shpreh Alibeaj.

Të fundit