Flash News

DITARI POLITIK

Presidenti/ “Ligjet” miratojnë raportin pa emra, vetëm Mediu nga opozita në sallë. Ç’pritet të ndodhë më tej

Presidenti/ “Ligjet” miratojnë raportin pa emra, vetëm

Komisioni i Ligjeve miratoi mëngjesin e sotëm raportin për mbylljen e procedurave pa kandidatë për zgjedhjen e Presidentit të ri, i cili do t’i kalojë më pas Kuvendit.

Ky i fundit do të mblidhet në orën 10.00 për ta konsideruar të ezauruar edhe këtë raund. Ky ishte shansi i fundit për një President konsensualn. Në mbledhjen e “Ligjeve” i vetmi deputet nga radhët e opozitës ishte Fatmir Mediu.

Në raundin e katërt PS ka thënë se do të propozojë vetë kandidatë. Tashmë “pengesa” kushtetuese për 84 vota nuk ekziston më dhe në raundin e katërt dhe socialistët i kanë 71 votat që i duhen.

Raundet nga njëri tjetri duhet të zhvillohet brenda 7 ditëve, që do të thotë se deri në gjysmën e dytë të muajit qershor, Kreu i ri i Shtetit do të jetë zgjedhur.

Afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave ishte e ora 16:00 e së dielës. Marrëveshja që bëri deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj me mazhorancën, edhe pse nuk kishte tagër, rezultoi e dështuar.

Ai nuk pranoi kushtin e socialistëve që një kandidaturë të gëzonte mbështetjen e të paktën 20 deputetëve, pasi nuk i kishte numrat. Ndërsa Fatmir Mediu ka kërkuar që opozita e bashkuar të dalë me një kandidat të përbashkët, ndërsa Sali Berisha e ka refuzuar procesin, duke e konsideruar farsë.

Të fundit