Flash News

DITARI POLITIK

Presidenti ukrainas Zelenskyy mbërrin në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Europian

Presidenti ukrainas Zelenskyy mbërrin në Tiranë për Samitin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian, i cili do të zhvillohet ditën e nesërme në kryeqytet.

Zelenskyy u prit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu. Vizita e tij në Shqipëri vjen pas ndalesës në Turqi, ku gjatë ditës së sotme u takua me presidentin turk, Rexhep Tayyip Erdogan, për të diskutuar mbi ecurinë e negociatave me Rusinë.

Pjesëmarrja e Zelenskyy-t në samitin në Tiranë konsiderohet një zhvillim me rëndësi të veçantë, në kushtet kur Ukraina vijon të përballet me agresionin rus dhe kërkon mbështetje të mëtejshme politike dhe diplomatike nga vendet evropiane.

Të fundit