Flash News

DITARI POLITIK

PS miraton ligjin për portet turistike, lehtësohen investitorët strategjikë

PS miraton ligjin për portet turistike, lehtësohen investitorët

Kuvendi miratoi me 76 vota pro të shumicës socialiste ndryshimet ligjore që u japin mundësi investitorëve strategjikë të ndërtojnë porte turistike pa iu nënshtruar procedurës së koncesionit.

Nisma është kundërshtuar ashpër nga opozita, e cila e ka cilësuar draftin si të porositur dhe në shërbim të interesave të biznesmenëve të lidhur me qeverinë.

Sipas ndryshimeve të miratuara, investitorët me status strategjik nuk do të jenë më të detyruar të ndjekin procedurën e koncesionit për ndërtimin e porteve turistike. Deri më tani, ligji parashikonte që këto porte ndërtoheshin përmes koncesionit, ku investitori privat i operonte për një periudhë të caktuar, përpara se t’i kalonin shtetit.

Me ndryshimet e reja, portet turistike mund të mbeten në pronësi të privatit, çka ka shtuar debatet politike për ndikimin e tyre në pasuritë publike dhe menaxhimin afatgjatë të infrastrukturës turistike.

Të fundit