Flash News

DITARI POLITIK

PS-PD arrijnë dakordësi, mandati i Vullnet Sinajt shkon në ‘Kushtetuese’

PS-PD arrijnë dakordësi, mandati i Vullnet Sinajt shkon në

Mandati i deputetit socialist Vullnet Sinaj do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim.

PS dhe PD arritën dakordësi në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren dhe Mandatet.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se kompania e Sinajt ka kryer transaksione nga kompania e tij duke përfituar para nga buxheti i shtetit.

“Të gjitha transaksionet kanë ndodhur pasi ka marrë mandatin. Kompanitë e tij kanë përfituar para nga buxheti shtetit. Në seancën e parë të ditës së hënë  të votohen në parlament e më pas çuarjen në Gjykatë Kushtetuese për papajtueshmëri të mandatit”, ka deklaruar Bardhi.

Klitilda Bushka u shpreh se mazhoranca mbështet opozitën në propozimin për ta çuar çështjen për shqyrtim në Kushtetuese.

“Pro çuarjes për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese. Në seancën e parë të kuvendit jo në seancën inaguruese të sesionit të hënën”, tha Bushka.

Të fundit