Flash News

DITARI POLITIK

PS propozon faljen e gjobave, fsheh projektligjin nga opozita

PS propozon faljen e gjobave, fsheh projektligjin nga opozita

Grupi i PS ka propozuar faljen e gjobave për qytetarët dhe kërkon që të shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar, pa pasur asnjë kërkesë dhe dokument të vënë në dispozicion për opozitën.

Spiropali njoftoi propozimin e PS dhe kërkoi hedhjen në shqyrtim, pa patur një kërkesë.

DISKUTIMI:

Spiropali: Nga deputetë të Grupit Parlamentar të PS është kërkuar shqyrtimi me procedurë të përshpejtuar të projektligj për anulimin e gjobave. Z. Bardhi është depozituar sot, duhet ti vendoset në dispozicion. Rregullorja përcakton që kur paraqitet këtu, është depozitua nga 35 deputetë të PS për procedurë të përshpejtuar. Kush do të flasë pro kërkesës? Të flasë pro dhe ju kundër.

Gazment Bardhi: Ku është kërkesa?

Spiropali: Sekretaria më njofton se është depozituar përpara 45 minutave. 10 minuta, Sekretaria të vendosë në dispozicion propozimin e 35 deputetëve, 10 minuta pushim.

 

Të fundit