Flash News

DITARI POLITIK

PS zgjat "gjendjen e jashtëzakonshme" në Kuvend, njofton mbledhjet e komisioneve online

PS zgjat "gjendjen e jashtëzakonshme" në Kuvend, njofton

Kuvendi ka njoftuar se mbledhja e komisioneve parlamentare, ditën e hënë, do të bëhet online. Ky vendim vjen pas bllokimit që opozita i bëri seancës së kaluar plenare dhe komisioneve parlamentare javën e shkuar.

Në orën 09:30 është parashikuar mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, ku pritet të diskutohen një sërë ligjesh të rëndësishme të Paketës Fiskale. Për këtë mbledhje deputetëve u është dërguar njoftimi se do të mbahet online.

“Në vijim të njoftimeve për zhvillimin e mbledhjes së Komisioni për Ekonominë dhe Financat për sa i përket shqyrtimit të projektligjeve të Paketës Fiskale. Ju bë me dije se mbledhja e komisionit, ditën e hënë, datë 6.11.2023, Ora 09:30, do të zhvillohet on line në platformën Zoom. Link për aksesimin e mbledhjes do ju dërgohet në vijim”, thuhet në njoftim.

Mirëpo, rregullorja e Kuvendit i njeh mbledhje e zhvilluara online vetëm në rastet kur qeveria shpall “gjendje të jashtëzakonshme. Ndërhyrja e opozitës është bërë për të detyruar mazhorancën t’u njohë të drejtat e tyre kushtetuese.

Të fundit