Flash News

DITARI POLITIK

“Pse merr pjesë Shqipëria në Bordin e Paqes”, eurodeputeti gjerman debat me Taulant Ballën

“Pse merr pjesë Shqipëria në Bordin e Paqes”,

Në takimin e zhvilluar në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, mes delegacionit të Parlamenti Europian dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ndodhur një debat.

Ishte deputeti i Parlamentit Evropian, Peter Gahler, i cili pyeti Ballën se pse Shqipëria vendosi të shkojë në Bordin e Paqes të propozuar nga Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, kur Bashkimi Evropian nuk e ka bërë.

Socialisti i është përgjigjur eurodeputeti, duke i thënë se Shqipëria dhe SHBA-të kanë një marrëdhënie të veçantë me njëra-tjetrën.

“Zoti Gahler bën mirë të pyesë Këshillin Europian pse ju vetë si BE nuk keni një pozicion të përbashkët për këtë çështje,” tha Balla.

Të fundit