Flash News

DITARI POLITIK

Qeveria miraton shtesë buxhetore prej 2.5 miliardë lekësh për zgjedhjet e 11 majit 2025

Qeveria miraton shtesë buxhetore prej 2.5 miliardë lekësh

Këshilli i Ministrave ka miratuar një shtesë buxhetore prej 2.5 miliardë lekësh për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për organizimin e zgjedhjeve të planifikuara më 11 maj 2025. Vendimi, i propozuar nga Ministria e Financave, është bazuar në legjislacionin për menaxhimin e sistemit buxhetor dhe në buxhetin e miratuar për vitin 2025.

Sipas njoftimit, fondi prej 2.5 miliardë lekësh është ndarë si më poshtë:

2.46 miliardë lekë për “Shpenzime korrente” në programin buxhetor “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”.
40 milionë lekë për “Shpenzime kapitale” në të njëjtin program buxhetor.
Ky vendim synon mbulimin e kostove të organizimit dhe zhvillimit të zgjedhjeve dhe do të financohet nga fondi i miratuar për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025.

Ministria e Financave dhe KQZ-ja janë ngarkuar me zbatimin e këtij vendimi, duke siguruar përdorimin e fondit sipas detyrimeve të përcaktuara.

 

Të fundit