Flash News

DITARI POLITIK

Rama i kthehet Metës: Krim mendor është futja e presidentit skutave nëpër lokale ku vënë baste ilegale subjektet e OFL

Rama i kthehet Metës: Krim mendor është futja e presidentit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas paralajmërimit të Presidentit të Republikës Ilir Meta se autorët e krimeve zgjedhore do të ndëshkohen. Rama i drejtohet Metës, duke theksuar se krim zgjedhor në Republikat Parlamentare është edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje.

Kryeministri ka përsëritur akuzat ndaj Kreut të Shtetit, ndërsa shkruan se "futja e Presidentit skutave nëpër lokale ku vënë baste ilegale subjektet e OFL për të propaganduar rrëzimin e qeverisë me revolucion është krim mendor".

Postimi i plotë në Twitter:

Ilir, krim zgjedhor në Republikat Parlamentare është edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje me thikë në gojë! Ndërsa futja e Presidentit skutave nëpër lokale ku vënë baste ilegale subjektet e OFL për të propaganduar rrëzimin e qeverisë me revolucion është krim mendor!

Më herët, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përshëndetur dorëheqjes së Presidentit të Kirigistanit, Soronbay Zeenbekov, i cili u largua pas manipulimeve zgjedhore dhe protestave masive. Sipas Kreut të Shtetit, autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale duhet të vihen para përgjegjësisë.

Reagimi i Presidentit Meta:

Përshëndes dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit pas manipulimit të zgjedhjeve të fundit, që nuk u pranuan nga populli i revoltuar me shumë të drejtë.

Populli trim i Kirgistanit i tregoi mbarë botës demokratike si rrëzohen regjimet që bazohen mbi shtypjen, manipulimin, oligarkinë dhe poshtërimin e qytetarëve.

Autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale të vihen para përgjegjësisë!

Të fundit