Flash News

DITARI POLITIK

Rama krahëson opozitën me mbetjet, Sula ‘i përgjigjet’ me foton e socialistëve te Nusreti

Rama krahëson opozitën me mbetjet, Sula ‘i

Debati në Kuvend është përqëndruar te marrëveshja për ndërtimin e Portit të Durrësit, të cilën Edi Rama e mbrojti fuqishëm nga foltorja, ndërsa opozita e kundërshton si korruptive.

Me nje foto nga Porti i Durrësit, kryeministri ofendoi opozitën, të cilën e krahësoi me mbetjet urbane.

Ndërsa deputeti i PD-së, Dashnor Sula iu kundërpërgjigj me një foto, ku shiheshin ministra të tij duke darkuar në restorantin luksoz të Nusretit në Dubai.

Rama tha se mezi pop ret të votohet projekti i Portit të Durrësit.

“Me shumë gëzim po numëroj orët që të votohet marrëveshja për investimin më të madh të huaj në vendin tonë. Do e kthejë Portin e Durrësit nga një platformë të zezë si surrati i atyre që e ndjekin Shqipërinë në 1912 në një nga protete më të mëdha në rajon.

Kjo është dita për të dhënë disa përgjigje, të një mallkimi dhe poshtërsie të vjetër. Ka 110 vjet që lodër është e shkreta Shqipëri, dhe janë këta shëmbëlltyra e një mallkimi të vjetër”, tha Rama.

 

Të fundit