Flash News

DITARI POLITIK

Rama mblodhi drejtuesit e policisë, por s'tha asnjë fjalë pas takimit. Berisha: Shkelje flagrante, darkë elektorale

Rama mblodhi drejtuesit e policisë, por s'tha asnjë fjalë

Mbrëmjen e djeshme, kryeministri Edi Rama mblodhi drejtuesit e policisë në qarqe te “Vila 30” në zonën e ish-bllokut, ku së fundmi ka zhvilluar disa takime.

Darka ka qenë informale, por nga informacionet që kanë qarkulluar në media, fokusi i diskutimeve ishte kriminaliteti dhe lufta kundër tij.

I pranishëm në takim ishte edhe drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Darka erdhi disa orë pasi Çuçi dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja mbajtën një konf erencë, ku folën për çështje të rëndëishme si legalizimi i kanabisit, nismë që e mbrojtën me argumentin se i vjen në ndihmë emigrantëve shqiptarë.

Gjithashtu folën edhe për fatin e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej muajit gusht. Interesi për ecurinë e hetimeve është i lartë, por ministrat thanë se do të flasin vetëm kur të kenë një provë të fortë.

Takimi i djeshëm i Ramës me uniformat blu u dënua ashpër nga lideri i opozitës, Sali Berisha. Ky i fundit tha se takimi në shkelje të statusit të policisë dhe se kjo darkë po përdoret për qëllime elektorale.

“Rama darkë elektorale me drejtuesit e policisë! Shkelje flagrante e statusit të Policisë së Shtetit, kodit elektoral.

Lexoni denoncimin e oficerit dixhital.

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ne nje darke Drejtorin e Pergjithshme te Policise se Shtetit, Muhamet Rrumbullakun dhe te gjithe Drejtoret e Policise ne te gjitha qarqet e vendit. Takimi po zhvillohet aktualisht ne zonen e Bllokut ne vilen nr. 30. Nderkohe i pranishem eshte edhe ministri i brenshem, Bledi Çuçi”, shkroi Berisha në Facebook.

 

Të fundit