Flash News

DITARI POLITIK

Rama tha, Begaj dekretoi: 11 Maji, datë zgjedhjesh

Rama tha, Begaj dekretoi: 11 Maji, datë zgjedhjesh

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar 11 maj 2025 si datën e zgjedhjeve parlamentare, duke u mbështetur në kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Pas takimeve me aktorët politikë, përfshirë Partinë Socialiste, e cila propozoi këtë datë, opozita ka reaguar ashpër, duke e cilësuar procesin si farsë dhe duke e akuzuar Presidentin për ndikim nga Kryeministri Edi Rama.

Në konsultimet me Presidentin, PS dhe KQZ kanë propozuar 11 majin, ndërkohë që partitë e vogla kanë kërkuar 4 majin.

Të fundit