Flash News

DITARI POLITIK

Raportimi i institucioneve kushtetuese, PD kërkon 4 orë debat në Kuvend, mazhoranca propozon kufizim

Raportimi i institucioneve kushtetuese, PD kërkon 4 orë debat në

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve është shqyrtuar kërkesa e Partisë Demokratike për përcaktimin e kohës së debatit në Kuvend lidhur me shqyrtimin e raporteve vjetore të institucioneve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj.

Opozita ka propozuar që për secilin raport të zhvillohet një debat 4-orësh, duke iu referuar nenit 48, pika 3 të Rregullores së Kuvendit, i cili garanton që çdo grup parlamentar të ketë të paktën 10 minuta kohë diskutimi, pavarësisht përbërjes numerike të tij.

Ndërkohë, mazhoranca ka kundërshtuar këtë kërkesë, duke sugjeruar që për çdo raport të parashikohen vetëm 120 minuta debat. Ky propozim, sipas PD-së, do të kufizonte ndjeshëm të drejtën e fjalës së grupeve të vogla parlamentare, të cilat do të kishin në dispozicion vetëm rreth 6 minuta për diskutim — në kundërshtim me rregulloren dhe me parimin e përfaqësimit të barabartë.

Të fundit