Flash News

DITARI POLITIK

Raportuesi në Parlamentin Evropian: Shqipëria ka nevojë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse

Raportuesi në Parlamentin Evropian: Shqipëria ka nevojë për

Raportuesi  për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Andreas Schieder në fjalën e tij në mbledhjen e Komitetit të Punëve të Jashtme, u shpreh se duhet një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe e plotë në vendin tone.

Gjithashtu ai shtoi se një pikë tjetër e rëndësishme për Shqipërinë është që të luftojë korrupsionin, në mënyrë që të shohë veten në BE. 

Shqipëria me të drejtë mund të quhet një ‘kandidate pararendëse’ për anëtarësimin në BE. Kjo edhe falë mbështetjes së gjerë nga populli shqiptar. Por ende nuk jemi në vijën e finishit. Është thelbësore të vazhdohet në këtë rrugë me të njëjtin ritëm dhe përkushtim, duke luftuar korrupsionin dhe forcuar shtetin e së drejtës. Duhet një fokus i qartë në zgjerimin e modelit ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e modelit të mirëqenies sociale, si dhe në një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe të plotë”, tha Schieder. 

Të fundit