Flash News

DITARI POLITIK

Reforma Territoriale/ PS s’tërhiqet nga reduktimi: 22 bashki nuk janë në shërbim të qytetarëve. Propozimi i PD

Reforma Territoriale/ PS s’tërhiqet nga reduktimi: 22 bashki nuk

Ditën e sotme u mblodh sërish komisioni për Reformën Territoriale, që është një nga çështjet kryesore të Kuvendit për këtë sesion të ri. PS ka mbështetur idenë e reduktimit të numrit të bashkive, sikurse është shprehur edhe më herët.

Bashkëkryetarja e këtij komisioni, Anila Denaj deklaroi se 22 bashki në vend nuk janë sot në shërbim të qytetarëve. Më herët, PS ka hedhur idenë e ndarjes në rajone, propozim që nuk ka gjetur mbështetjen e opozitës.

“22 bashki që nuk janë në shërbim të qytetarëve. Ky komision ka detyrë Reformën Territoriale të shkëputur nga lidershipi. Kur të shkojmë në propozime të mos e shohim sikur Reforma Territoriale mban të gjithë përgjegjësinë edhe të lidershipit, por ajo reformë të mos ketë kthim prapa dhe të mos jemi viktimë e një mungese efektiviteti”, tha Denaj.

Nga ana tjetër, bashkëkryetarja Dhurata Çupi mbështeti idenë e ndarjes së bashkive në urbane dhe rurale, sipas një modeli që ndiqet nga vendet e rajonit dhe ndan prioritetet për zona të ndryshme.

“Në duhet t’i japim tipologji të ndryshme bashkive. Në rurale dhe urbane siç i ka rajoni. Apo do vazhdojmë me këtë qasje që kemi sot, që kemi vetëm bashki urbane, ku i bashkëngjitim disa zona rurale, dhe kujtohet kryetari të shkojë njëherë në 5 vjet t’i shohë këto zona”, tha Çupi.

 

Të fundit