Flash News

DITARI POLITIK

Replika për Butrintin/ Ministrja: Nuk do të ketë kulla. Zhupa: Po jepni pasurinë kulturore me konçesion

Replika për Butrintin/ Ministrja: Nuk do të ketë kulla. Zhupa: Po

Deputetja Ina Zhupa kishte thirrur sot në interpelancë ministren e Kulturës, Elva Margariti për çështjen e Butrintit. Ministrja nuk ndryshoi qëndrim, duke mohuar faktin se aty do të ndërtohen kulla.

“Butrinti do të administrohet nga një fondacion shqiptar. Shteti shqiptar është i hapur për të tjerë donator të fuqishëm. Fondacioni funksionon sipas ligjit të OJF shqiptar. Çdo qindarke e Butrintit do të mbetet në Butrint.

Të gjithë ata që shohin ëndrra me kulla e hoteli i them që nuk do të ketë asnjë ndërtim të këtij lloji, do të parashikohet ngritja e një qendre dinjitoze larg rreth 1.5 km që të kemi një hyrje dinjitoze në një park kombëtar si në shumë vende të botës”, tha Margariti.

Ndërsa Zhupa nuk u tërhoq nga pretendimet e ngritura që në krye të herës, se ky project nuk i shërben zhvillimit të Butrintit. Ajo kërkoi që qeveria të bëjë transparencë për koncesionin.

 “Për këtë koncesion që realisht nuk keni guximin ti thoni emrin e vërtetë sepse e kuptoni që në asnjë vend në botë, nuk ndodh që një shtet të nxjerrë pasurinë kulturore në koncesion dhe të ja dorëzojë privati. Nuk ekziston sepse ky ligj është antikushtetues dhe besoj do të kthehet nga Presidenti. Ky ligj bie në kundërshtim me konventën”, tha Zhupa.

 

Të fundit