Flash News

DITARI POLITIK

Rikthehet në Kuvend ligji për investimet strategjike, arrihet dakordësia për Amnistinë Penale

Rikthehet në Kuvend ligji për investimet strategjike, arrihet

Rikthehet sot në Kuvend për votim ligji për investimet strategjike bashkë me 4 ligje të seancës së 7 marsit, pasi votimi për këtë të fundit me kërkesë të opozitës, u anulua për shkak të mungesës së kuorumit.

Seanca nis në orën 10:00.

Në rendin e ditës është parashikuar edhe interpelanca e deputetes demokrate Ina Zhupa me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Edhe pse nuk është përfshirë në agjendën zyrtare të seancës plenare, sot pritet që në rendin e ditës të përfshihet edhe projektligji për Amnistinë Penale, pas dakordësisë së arritur mes mazhorancës dhe opozitës.

Kreu i Grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, e bëri të ditur votën pro pasi paraqiti 3 propozime, ndër të cilat një për protestuesit.

1.       Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar që të përjashtohen nga vuajtja e dënimit dhe ndjekja penale të gjithë personat e gjykuar apo hetuar për vepra penale të kryera gjatë grumbullimeve dhe manifestimeve të kryera deri në datën 31 Mars 2024, pavarësisht datës së regjistrimit të tyre.

2.       Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar përjashtimin nga amnistimi, qoftë sa i përket vuajtjes së dënimit, uljes së dënimit apo ndjekjes penale, të gjithë funksionarët e lartë të hetuar dhe/ose gjykuar nga strukturat e posaçme antikorrupsion apo që janë subjekt i deklarimit të pasurisë, si deputetë apo kryebashkiakë.

3.       Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar një rritje të masës së përfitimeve nga amnistia, qoftë në drejtim të uljes së dënimit me 2 vite për gratë dhe 1.5 vite për burrat, qoftë në drejtim të datës së dënimit, fillimit të hetimeve apo kryerjes së veprës penale deri në 31 Mars 2024, nga 31 Janari 2024 qê parashikonte versioni aktual i projektligjit.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit