Flash News

DITARI POLITIK

Rinis seanca plenare në Kuvend, Felaj dorëzohet, opozita merr fjalën

Rinis seanca plenare në Kuvend, Felaj dorëzohet, opozita merr

Seanca plenare e Kuvendit ka rinisur pas ndërprerjes nga ana e nënkryetares së Parlamentit Ermonela Felaj, e cila i mohoi fjalën deputetëve të opozitës.

Ka qenë deputetja demokrate Albana Vokshi e cila ka kërkuar që t’i jepet fjala kryedemokratit Sali Berisha. Kërkesën e Vokshit e ka mbështetur edhe Flamur Noka.

Felaj është dorëzuar dhe ka pranuar t’i japë fjalën Berishës duke rikthyer seancën plenare në normalitet.

Debati:

Berisha: Zonjë do mbrojmë të drejtat kushtetuese! Kurrë nuk do të mund të shtypësh këtu popullin opozitar. Jeni shndërruar në strofull hajdutësh që nuk njihni ligjin. Edhe një herë jam live në të gjithë botën. Hajde, hajde, mos qaj hallin ti. Merre këtu atë, të vijë këtu ai përfaqësuesi i bandave. Jam live në të gjithë botën.

Vokshi-Felajt: Jepja fjalën

Noka: Jepja fjalën, do ja japësh fjalën?

Berisha: Të përjashtoni Edio Ramën nga parlamenti për fjalët e tij të pista. Del e përjashton Palokën dhe Leksajn që nuk dëgjoji njeri një fjalë prej tyre, por nuk reagoni për fyerjet e tij.
Duhet të uleni në vend, se do ju japim fjalën

Berisha: E vazhdojmë fjalën ne. Ulemi!

Të fundit