Flash News

DITARI POLITIK

Rrëzohen kërkesat e opozitës, PS nuk do hetim për McGonogal dhe 11 Majin

Rrëzohen kërkesat e opozitës, PS nuk do hetim për McGonogal

Socialistët kanë refuzuar ngritjen e komisioneve hetimore për çështjen McGonigal dhe zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Mazhoranca pretendoi për argumente shtesë. Vendimi përfundimtar do të jepet më 30 tetor. Lidhur me mocionin me debat për Onkologjikun, PS propozoi interpelancë duke lënë një afat 30 ditor.

“Pika e parë dhe e dytë e rendit të ditës ishte shqyrtimi i kërkesës nr. 2891 prot., datë 13.10.2025, të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal” dhe shqyrtimi i kërkesës nr. 2892 prot., datë 13.10.2025, të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë të organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 maj 2025”.

Pas diskutimeve, për dy çështjet në fjalë nuk u arrit dakordësia me tekstin aktual dhe do t'i kalojnë seancës plenare të 30 Tetorit me tekst të ripunuar.

Pika e tretë e rendit të ditës ishte shqyrtimi i kërkesës nr. 2912 prot., datë 14.10.2025, të një grupi deputetësh të opozitës “Për zhvillim të mocionit me debat”.

Në lidhje me këtë çështje u vendos që të rishikohen propozimet që u bënë në Konferencën e Kryetarëve, që mocioni të kthehet në interpelancë urgjente dhe u caktua një afat 30 ditor për të vendosur qëndrimin në raport me mocionin dhe më pas do t'i kalojë seancës plenare”, thuhet në njoftim.

Të fundit