Flash News

DITARI POLITIK

“Rruga e Arbrit mbeti rrugëve”/ Replika me Mziun, Balluku në delir: Asgjë s’mbeti ëndërr në qeverinë Rama

“Rruga e Arbrit mbeti rrugëve”/ Replika me Mziun, Balluku

Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu thirri në interpelancë për rrugën e Arbrit ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Mes kësaj të fundit dhe deputetit nuk munguan replikat.

Mziu u shpreh se rruga ka mbetur përgjysëm dhe nuk poi u shërben dibranëve, sikurse pretendohej nga qeveria. Ai shtoi se kjo vepër infrastrukturore u përdor për qëllime elektorale.

“19 herë ka pasur deklarata ose të kryeministrit ose të ministrave për fillimin apo mbarimin e punimeve, por rruga ka ngelur rrugëve. Me rrugën e Arbrit sikur u bë një shpikje. Rruga e parë me PPP që do bëhej do të ishte rruga  e Arbrit dhe të ishte hapi i parë i kësaj qeveria me shpikjen e PPP.

Kjo rrugë mbetet sërish një ëndërr për dibranët, Bulqizën, sepse as gjysma e asaj rrugë nuk është mbaruar. Ajo nuk plotëson edhe kriteret e lidhjes me një qytet. Rruga jo vetëm që nuk mbaroi brenda afatit por u shty dhe në çdo palë zgjedhje shkonin për të parë punime.

Nëse shohim rrugën e Arbërit dhe kontratë, ajo duhet të kishte mbaruar në vitin 2021. Kryeministri deklaroi se rruga do të mbarohej përpara afatit, por jo vetëm që nuu mbarua, por edhe sot 50% e rrugës ka mbaruar”, tha Mziu.

Ndërsa Balluku nuk i pranoi akuzat, duke thënë se rruga ka përfunduar dhe se ka ndryshuar jetën e dibranëve. Ajo shkoi më tej, duke thënë se për qeverinë asnjë nuk mbetet ëndërr dhe se çdo gëj bëhet realitet.

“Kjo rrugë kaq e rëndësishme filloi vetëm kur qeveria analizoi studimet mbi ata që ishin bërë. Unë kohet e fundit jetën politike e zhvilloj në qarkun e Dibrës, dhe ajo që shoh dhe marr nga njerëzit janë se këto punë të bëra në rrugën e Arbrit ka ndryshuar jetën e qytetarëve.

Të vish në foltore dhe të thuash se rrugët kanë mbetur rrugëve nga ata që i lanë rrugëve, ky është një abuzim shumë i madh. Tani zotëria e di që kur vinte në fushatë, vinte dhe kthehej brenda ditës. Sot bujqësia në atë zonë ka lulëzuar edhe për shkak të infrastrukturës, flet për ëndrra dhe thotë rruga e Arbrit mbeti ëndërr. Jo asgjë nuk mbeti ëndërr në qeverinë Rama. Ëndrrat i keni ju ne kemi detyrë t’jua bëjmë ëndrrat realitet sepse ju konsiderojmë si qytetarë të republikës së Shqipërisë”, tha Balluku.

Kujtojmë që rruga e Arbrit u inagurua në nëntor të 2021 dhe menjëherë shfaqi problematika. Moti i keq nxori në pah se punimet nuk ishin kryetar me standardet e duhura.

 

Të fundit