Flash News

DITARI POLITIK

Seanca maratonë/ Kuvendi zgjedh Mariana Seminin si anëtare të Gj.K, dështon Dvorani. Çfarë u vendos tjetër

Seanca maratonë/ Kuvendi zgjedh Mariana Seminin si anëtare të

Pas një seance maratonë që zgjati më shumë se 25 orë, Kuvendi votoi Mariana Seminin si anëtaren e re të Gjykatës Kushtetuese. Emri i sajvjen nga radhët e Kuvendit.

Semini mori 58 vota, ndërsa Ardian Dvorani 14 dhe Arta Vorpsi 2.  Nga ana tjetër, votimi për Avokatin e Popullit është shtyrë në seancën e radhës, pas Vitit të Ri, sepse nuk u arritën 84 votat e nevojshme për anjërin kandidat.

Opozita kërkon kandidaturën e Ledio Brahon, por kryeministri Edi Rama tha prerë se asnjë nga socialistët s'do e votonte.

Ndërkohë me 71 vota pro, Gentiana Sula u rizgjodh në krye të Autoritetit të Dosjeve. Seanca e djeshme ishte e fundit për këtë vit, por nuk munguan përplasjet e ashpra midis palëve.

Kujtojmë se një debat i ashpër ndodhi mes deputetit demokrat Gazmend Bardhit dhe kryeministrit Edi Rama. Bardhi u përjashtua nga seanca, ndërsa demokratët kërkuan masë disiplinore ndaj Ramës për shkak të gjuhës fyese që përdori.

Projektligjet e miratuara

Me 76 vota pro kalon projektligji për vreshtarinë

Me 79 vota pro votohet projektligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor

Me 79 vota pro miratohet marrëveshja për rrugën Qafë Pllocë

Me 76 vota pro, 4 kundër miratohet Projektligji për policinë bashkiake

Rrëzohet amendamenti i propozuar nga Ferdinand Xhafera për policinë bashkiake me 76 kundër

Akti normativ për buxhetin e vitit 2022, miratohet me 75 vota pro

Me 75 vota pro miratohet projektligji për dekoratat

Të fundit