Flash News

DITARI POLITIK

Reforma Zgjedhore dhe rasti 'Balluku', Shehaj shpërthen në Kuvend: Po i merrni shqiptarët për budallenj...

Reforma Zgjedhore dhe rasti 'Balluku', Shehaj shpërthen në

Deputeti Agron Shehaj ka shpërthyer me tone të ashpra në seancën e sotme plenare në Kuvend. 

Pasi u miratua Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Shehaj u shpreh se kjo reformë sipas tij ka për qëllim të vrasë partitë e reja. 

"Reforma Zgjedhore ka qëllim të vrasë partitë e reja, të vrasë alternativat në këtë vend, të vrasë demokracinë. Keni vetëm një qëllim, që pasi keni vjedhur bashkë për 35 vite të vazhdoni të vidhni së bashku, kjo po ndodh dhe këtë do bëni, ky do jetë rezultati i këtij komisioni të turpshëm, bini dakord bashkë për të vjedhur bashkë, me këtë komision këtë do bëni”, tha Shehaj.

Ai shpërtheu më tej me akuza ndaj PS-së se kjo e fundit ka blerë mediat, pasi në rastin e lajmit me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila është nën hetim nga SPAK, nuk e raportuan. Sipas Shehajt, mediat janë blerë.

"Shiko Taulant, ti je mësuar për ti bërë shqiptarët për budallenj. Por është e qartë pse e keni ngritur këtë komisioni të zhdukë partitë e reja. Këto lojërat tuaja që bëheni bashkë, dhe pa përfshirë askënd, dhe dilni me listën ku jemi dhe ne brenda, nuk na bëjnë pis. Si nuk ju vjen turp që flisni ju për partitë politike. Ku i gjeni ju ato miliona euro? Ku i gjen paratë taulant? Miliona euro që harxhoni nëpër media. Doli një lajm para ca ditësh që Zëvendëskryeminjstra është nën hetim për korrupsion, s’doli në 99 përqind të mediave, se i paguani dhe guxoni vini këtu dhe flisni për financimin e partive politike. T’ju vijë turp.”, tha ai.

Të fundit