Flash News

DITARI POLITIK

Sherri në distancë, Mustafaj: Rama politikan konflikti, replikat e Metës shpesh thuhen me emocion të tepruar

Sherri në distancë, Mustafaj: Rama politikan konflikti, replikat e

Ish-ministri dhe shkrimtari i njohur Besnik Mustafaj ka komentuar përplasjet në distanca mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta.

Duke folur në ‘news 24’, Mustafaj thotë se Rama është politikan që sajon konflikte edhe kur nuk ka, ndërsa presidenti është bastioni i vetëm institucional në mbrojtje të Kushtetutës dhe reagimet e tij shpesh i shpreh me nervozizëm.

Meta në shumicën e gjërave ka plotësisht drejtë dhe ka mbetur bastion i vetëm institucional në mbrojtje të Kushtetutës, jemi dëshmitarë i shumë shkeljeve të Kushtetutës nga ana e Ramës dhe mazhorancës.

Me kompetencat e reduktuara që presidenti ka, ai po përpiqet ta mbrojë Kushtetutën. Në shumë raste nuk thuhen në mënyrën e duhur , thuhen me nervozizëm, emocion të tepruar nga presidenti. Kjo reflekton një problem të madh që kemi dhe ekzekutivi që buron nga parlamenti ka kompetenca. Por, asistojmë në një spektakël ku Rama tregohet shumë i pasjellshëm, ka arrogancë e mungesë argumentesh ndaj kreut të shtetit.

Edhe presidenti flet shpesh me emocion të tepruar ose zëdhënësi i tij po ashtu. Gjuha që përdorin ndaj njëri-tjetrit është gjuhë që nuk të gëzon.                

Rama është politikan i konfliktit, e ka vërtetuar se konflikti te ai gjeneron aksion, edhe kur nuk ka, Rama sajon konflikte”, u shpreh Mustafaj.


 


 

Të fundit