Flash News

DITARI POLITIK

Shpenzim i kotë! Renzi për qendrën e emigrantëve në Lezhë: Të kthehet në burg për shqiptarët e dënuar në Itali

Shpenzim i kotë! Renzi për qendrën e emigrantëve në

Ish-kryeministri Italian, Matteo Renzi, ka dalë me një propozim konkret lidhur me qendrën e migrantëve që po planifikohet të ndërtohet në Shqipëri me financimin e qeverisë italiane.

Ai e ka kritikuar këtë projekt si një shpenzim të panevojshëm prej gati një miliard eurosh dhe ka sugjeruar një zgjidhje alternative.

Propozimi i tij është që qendra e planifikuar të shndërrohet në një burg për rreth 2,000 shtetas shqiptarë të dënuar në Itali.

Kjo do të ndihmonte, sipas tij, në uljen e mbipopullimit të burgjeve italiane dhe reduktimin e kostove, duke shmangur shpenzimet e mëtejshme për mbajtjen e të dënuarve shqiptarë në sistemin italian të drejtësisë.

Postimi i plotë:

Opozita duhet të bëjë propozime, nuk mund të kritikojë. Kështu që unë dua të bëj pjesën time për qendrën e emigrantëve në Shqipëri. Meloni po shpenzon gati një miliard euro për një projekt që nuk qëndron.

Ajo qendër emigrantësh nuk do të ndërtohet kurrë. Por tani paratë janë shpenzuar. Propozimi im është i thjeshtë: le të vendosim në qendrën e emigrantëve rreth dy mijë të burgosurit shqiptarë që ndodhen sot në burgjet italiane.

 Kështu e reduktojmë mbipopullimin. Le të ulim kostot. Dhe le të mos mbajmë më karabinierë dhe policë në Shqipëri: ata shërbejnë në Itali, këta agjentë, shërbejnë në rrugët tona.

Javën e kaluar emisioni shqiptar Piranjat tregoi se çfarë bën vërtet policia në Shqipëri: intervistova gazetarin që shkroi scoop-in, i cili do të transmetohet nesër në Syri TV.

Dhe unë bëra këtë propozim: ta kthejmë qendrën e emigrantëve në një burg për shqiptarët e paraburgosur në Itali. Le ta bëjmë këtë tani!

Të fundit