Flash News

DITARI POLITIK

Shteti si spektator i krimit!

Shteti si spektator i krimit!

Ish deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar pas atentatit në Rinas, me një të vdekur dhe një të plagosur rëndë.

Përmes një statusi, Salianji shkruan se bankat kriminale prej kohësh kanë marrë kontrollin e territorit, ndërsa shteti duket si spektator i krimit.

Statusi

Bandat kriminale kanë marrë prej kohësh kontrollin e territorit dhe kanë informacion të saktë për lëvizjen e kujtdo, mjafton ta vendosin dhe eliminojnë kë të duan e ku të duan!

Vrasja e sotme, në pikën më të rëndësishme të vendit, në aeroportin e Rinasit, aty ku duhet të ishte siguria maksimale, tregon paaftësinë dhe dorëzimin e qeverisë përballë krimit.

Në Shqipërinë e Ramës nuk mund të ecësh me monopatina, por me makina të blinduara e me armë po.

Frika dhe kërcënimi bandave që vendosin kush jeton e kush eliminohet, është vetëm njëra anë e medaljes kriminale. Ana tjeter ěshtë terrori që çdokush, qe kalon aty, punon diku ne pune te vet, apo percjell femijen a te afermit ne kete rast ne Rinas, mund te ishte goditur nga plumbat që kanë lënë shenjë nëpër godina.

Shteti duket si spektator i krimit, qeveria është faktuar shpesh si ndihmëse e krimit, policia njě dekor propagande, dhe qytetari shpesh shënjestër e pafajshme.

Fatkeqësisht, Shqipëria nuk ka rend dhe siguri.

Askush nuk eshte i mbrojtur, institucionet janë të kapura, dhe mafia ka shtetin e vet!

Të fundit