Flash News

DITARI POLITIK

Shtyhet me 6 muaj mandati i Komisionit të Reformës Zgjedhore, caktohen 5 ekspertë

Shtyhet me 6 muaj mandati i Komisionit të Reformës Zgjedhore, caktohen

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore ka vendosur të shtyjë mandatin me 6 muaj.

Vendimi u miratua sot në konsensus mes deputetëve socialistë dhe demokratë. Vendimi i miratuar në mbledhjen e sotme do t’i kalojë Kuvendit në seancën e ardhshme plenare për miratim.

Mandati i komisionit do të shtyhet deri më 10 mars 2023.

“Në mbështetje të neneve 77, pika 1, e 78, pika 1, të Kushtetutës dhe të neneve 24 e 55, pika 1, të Rregullores sëKuvendit, si dhe të pikës IX të Vendimit të Kuvendit nr. 12/2022 me propozimin e Bashkëkryetarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore kërkohet që komisioni të shtyhet deri më 10 mars 2023.”

Ndërkohë janë caktuar edhe 5 ekspertët e komisionit: Eridian Salianji, Viktor Gumi, Indrit Sefa, Silva Caka dhe Arian Madhi

 

Të fundit