Flash News

DITARI POLITIK

Shtyhet sërish shqyrtimi i mandatit të Xhaçkës/ Ministrja nuk paraqitet, debate mes socialistëve dhe demokratëve

Shtyhet sërish shqyrtimi i mandatit të Xhaçkës/ Ministrja

Është zhvilluar sot mbledhja e radhës e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të shqyrtuar kërkesën e PD-së për heqjen e mandatit të ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Në seancë ishte i pranishëm edhe deputeti demokrat Agron Shehaj i cili denoncoi edhe më parë përfshirjen e Xhaçkës në statusin e investitorit strategjik që fitoi bashkëshorti i saj.

Shehaj deklaroi para komisionit se ministrja ka përdorur kunatën e saj për të fshehur shkeljen e rregullores dhe Kushtetutës. Demokrati pohoi se kunata e Xhaçkës nuk është një investitore strategjike, pasi ajo nuk ka eksperiencë në biznes.  

“Një nga elementët e kërkesës sonë që na dallon nga kolegët është përdorimi i zonjës Saton nga deputetja Olta Xhaçka për të fshehur shkeljen e nenit 70 të Kushtetutës. Deputetja Xhaçka dhe bashkëshorti i saj paraqitën zonjë Saton si investitore strategjike, por ne kemi sjellë prova se ajo nuk është një investitore e huaj, por thjesht kunata e deputetes Xhaçka.

Zonja Saton nuk është investitore, pasi ajo nuk ka asnjë përvojë në biznesë dhe as mjetet financiare për të kryer një investim të tillë. Zonja Saton është shpallur investitore strategjike sepse ajo është pjesë e familjes Xhaçka që provohet nga adresa e vetëdeklaruar e vëllait të Olta Xhaçkës dhe zonjës Saton, postimet në rrjete sociale si dhe intervista në media e bashkëshortit të ministres. Kemi vërtetuar që zonja Xhaçka jo vetëm që ka shkelur Kushtetutën dhe me veprime fiktive është munduar ta fshehë këtë fakt me kunatën e saj”, tha Shehaj.

Ministrja Olta Xhaçka nuk është paraqitur në seancë pavarësisht kërkesës së vazhdueshme nga ana e demokratëve që seancën e kaluar që Xhaçka të ishte prezente për të ballafaquar faktet e tyre me fjalët e saj.

Edhe këtë herë Xhaçka u përfaqësua nga avokati i saj çka nxiti reagime të ashpra nga ana e demokratëve. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla vendosi rë shtyjë me një javë seancën e radhës, ndërsa pati një përplasje me deputetin demokrat Gazment Bardhi i cili tha se prej dy muajsh Nikolla po mbron ministren.

DISKUTIMET:

Enkelejd Alibeaj: Seancën e kaluar, siç unë e kisha kërkuar duhet të operonim me dëgjesën e zonjës ministre. E thirrët zonjën Xhaçka, ka të drejtën e saj që të përfaqësohet nga një avokat. Kur jepet e drejtat për të dëgjuar përfshihet e drejta për të bërë pyetje. Në mënyrë që të kuptojmë dhe ne nëse kemi të drejtë apo jo. Ju u ngritët ikët dhe kjo nuk iu bën nder. Së pari juve dhe më pas parlamentit. Të ikësh me bisht ndër shalë, nuk është pjesë e rregullores, nuk i shërben të vërtetës. E dëgjova me durim avokatin, por do të doja që t’i bëja disa pyetje. Të fshihesh nuk bëhet shërbim.

Agron Shehaj: Është e paimagjinueshme sesi kryeministri shpalli investitor strategjik bashkëshortin e ministres dhe vetë ministren por edhe përshtatja ligjore nga an e kryeministri Rama për të realizuar përfitimin e familjes Xhaçka si investitor strategjik. Ata përfitojnë faljen e taksave për 10 vjet, përfitimin e rrugës, ujësjellësit, kanalizimit, dhe për 30 vjet tokën publike. Këto shkojnë në përfitime 1 milionë euro. Kjo është arsyeja përse Xhaçka duhet hetuar nga SPAK dhe duhet hequr imuniteti nga Gjykata Kushtetuese fillimisht. Le ta shmangë Gjykata Kushtetuese këtë papajtueshmëri të zonjës Xhaçka me mandatin e deputetit.

Gazmend Bardhi: Ne jemi organ kolegjial dhe vendimet i marrim si organ kolegjial nuk i merr ti për ne. Ju keni dy muaj që e çoni këtë një javë e një javë e një javë ndërkohë që kemi një deputet

Lindita Nikolla: Jo nuk kemi dy muaj ne kemi aq sa na lejon rregullorja.

Gazmend Bardhi: Besoj se keni njoftuar zonjën Xhaçka dhe vetë avokatin për këtë seancë.  Si ka ardhur pa u njoftuar ai. Është njoftuar nga kryetarja e Kuvendit për seancën e sotme dhe i kishim lënë një javë kohë që nëse kishte parashtrime të në i paraqiste sot.

Lindita Nikolla: Jo nuk na i paraqet dot sot ai. Dhe kushtet nuk i vendos dot ti.

Gazmend Bardhi: Po kush i vendos moj zonjë ti që do të mbrosh Olta Xhaçkën dhe ke dy muaj që e shtyn.

Lindita Nikolla: Jo mbledhjen e konsideroj të mbyllur!

 

Të fundit