Flash News

DITARI POLITIK

Shtyhet sërish votimi i projektligjit për pagat e gjyqtarëve të “Kushtetueses”

Shtyhet sërish votimi i projektligjit për pagat e gjyqtarëve

Kuvendi ka shtyrë votimin e projektligjit për pagat e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Propozimi i Çuçit u votua nga shumica socialiste, ndërsa mori 2 vota kundër nga opozita.

“Në bazë të nenit 49/1 kërkoj që ligji që kemi sot për Gjykatën Kushtetuese që kërkon 3/5 të shtyhet votimi dhe të bëhet në një seancë tjetër”, tha Çuçi.

Socialistët nuk bënë dot 85 votat që kërkoheshin për këtë projektligj.

Kujtojmë që ky pr.ligj parashikon se paga e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të jetë e barabartë me pagën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë.

Me ndryshimet e propozuara rroga tashmë bëhet sa 96 % e pagës së presidentit, plus 58 % shtesa për shkak të natyrës së veçantë të punës. Pra paga e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese bëhet 644 mijë lekë.

Ndërsa drejtuesi i Gjykatës ka 20% shtesë për shkak të pozicionit dhe paga e tij arrin 773 mijë lekë.

Të fundit