Flash News

DITARI POLITIK

Skandali tek Onkologjiku, ministrja e Shëndetësisë jep “llogari” në Kuvend

Skandali tek Onkologjiku, ministrja e Shëndetësisë jep

Kuvendi do të mblidhet sot në seancën plenare të radhës.

Kjo e enjte pritet të shoqërohet me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës, pasi kjo e fundit ka kërkuar interpelancë me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu, për skandalin tek Onkologjiku.

Në Kuvend do mbahet edhe raundi i dytë i votimit për plotësimin e vakancave në KLGJ dhe KLP. Dy kandidatët e dërguar nga Komisioni i Ligjeve në Kuvend për KLGJ janë Erind Mërkuri dhe Albens Tabaku, ndërsa për KLP janë Artan Reci dhe Bedar Bajri.

Nëse opozita dhe mazhoranca nuk gjejnë konsensusin për të miratuar vakancat me 84 vota, procesi ripërsëritet me raundin e tretë.

Të fundit