All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

DITARI POLITIK

Socialistët nuk pranojnë kërkesën e PD për rikthimin e koalicioneve parazgjedhore

All - Paragraf - 1

Socialistët nuk pranojnë kërkesën e PD për rikthimin e

Partia Socialiste nuk ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike për rikthimin e koalicioneve parazgjedhore.

All - Paragraf - 3

Grupi i Dialogut për Reformën Zgjedhore u mblodh për të diskutuar kërkesën dhe përfaqësuesi socialist, Damian Gjiknuri, pretendoi se vendi nuk mund të rrijë peng i marrëveshjes së 5 qershorit 2020.

Ka pasur diskutime edhe për shtrirjen e votimit dhe numërimit elektronik në 5 qarqe, gjithashtu është diskutuar edhe vota e diasporës.

“Në këtë pikë duhet të adresohen dy çështje, tre vendime të Gjykatës Kushtetuese, e para ka të bëjë me votën e diasporës, e dyta është herësi, shpërndarja brenda forcave politike. DO të dalim me propozimet tona, për shpërndarjen e mandateve. Nëse nuk bihet dakord, lista mund të interpretohet nga KQZ si e hapur plotësisht.

Së fundi kam dhënë garanci nga ana e mazhorancës që jemi dakord të financojmë votimin e numërimin elektronik në 4-5 qarqet më të mëdha të vendit, por opozita ka hequr pak a shumë dorë. Këto janë pikat që u ofrova për marrëveshje. Vendi nuk mund të rrijë peng i 5 qershorit.

Vota e emigrantëve është e mundur, pasi janë ende afatet. Është e mundur që të nisë zbatimi me çështjen në fjalë. PS ka qenë për një variant të balancuar, si herësi. Ose mund të shkojmë drejt një skeme më të afërt, kushtetuese. Nëse nuk ka dakordësi, do të mbetet regjimi siç është shfuqizuar nga Kushtetuesja, që do të thotë se herësi është zero”, deklaroi Gjiknuri.

Të fundit