Flash News

DITARI POLITIK

Sot draft-kalendari i fundvitit, çfarë pritet të ndodhë në Kuvend

Sot draft-kalendari i fundvitit, çfarë pritet të ndodhë

Konferenca e Kryetarëve mblidhet sot në Kryesinë e Kuvendit, për të shqyrtuar draft-programin dhe draft-kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën e fundvitit, 27 nëntor-22 dhjetor.

Mbledhja nis në orën 11:00. Në draftkalendarin e punimeve për këtë periudhë është edhe marrëveshja e firmosur mes Italisë dhe Shqipërisë për strehimin e emigrantëve të ardhur nga Afrika.

“Për ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”, i depozituar nga Këshilli i Ministrave në datën 17 nëntor.

Pas shqyrtimit në komisionet parlamentare, pritet që votimi në seancë plenare për marrëveshjen me Italinë të bëhet në 21 dhjetor.

Të fundit