Flash News

DITARI POLITIK

Sot mblidhen 10 komisione parlamentare, ç'pritet të ndodhë në Kryesinë e Kuvendit

Sot mblidhen 10 komisione parlamentare, ç'pritet të ndodhë

10 komisione parlamentare do të mblidhen sot, të gjitha online. Vendimi është marrë në Konferencën e Kryetarëve.

Opozita ka paralajmëruar më herët se do të vijojë aksionin e nisur derisa mazhoranca të respektojë të drejtat e tyre kushtetuese.

Një ditë më parë Garda rrethoi Kryesinë e Kuvendit dhe nuk lejonte deputetët demokratë të hynin ë mbledhjet e komisioneve. Përpos, deputetëve të përjashtuar, u mbajtën jashtë për disa minuta edhe ata demokratë të cilët do të duhej të ishin futur pa probleme.

Kjo shkaktoi tension mes gardës dhe opozitës. Deputetët u futën nga dritaret e Kryesisë së Kuvendit dhe u paraqitën në komisione, pjesa më e madhe të cilave anuluan mbledhjet dhe u rimblodhën online.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit