Flash News

DITARI POLITIK

Sot nis sesioni i ri parlamentar, çfarë pritet të diskutohet

Sot nis sesioni i ri parlamentar, çfarë pritet të diskutohet

Këtë të hënë Kuvendi çel sezonin e ri parlamentar. Seanca plenare do të zhvillohet pasdite dhe nis më 18:00.

Në rendin e ditës janë planifikuar miratimi i procesverbaleve të tre seancave plenare të fundit të muajit korrik, si edhe njoftimi për çështjet e depozituara ku mes tyre është edhe nisma e dekomunistizimit nga Enkelejd Alibeaj, dhe nisma e PS për ish-sigurimsat.

SEANCË PLENARE PUBLIKE

Hapja e punimeve të sesionit të III të legjistraturës X në seancën plenare të datës 5 shtator 2022, e hënë, ora 18.00

RENDI I DITËS

Në mbështetje të urdhrit nr. 69, datë 2.9.2022 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 21.7.2022, 24.7.2022 dhe 28.7.2022. (Neni 44, pika 2, i Rregullores)
2. Njoftime për çështjet e depozituara në Kuvend. (Neni 44, pika 3, i Rregullores)
3. Njoftim për programin e punës së Kuvendit për periudhën 5 shtator – 14 tetor. (Neni 26 i Rregullores)
4. Njoftim për kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 5 shtator – 30 shtator. (Neni 27 i Rregullores)

Sot nis sesioni i ri parlamentar, çfarë pritet të diskutohet Sot nis sesioni i ri parlamentar, çfarë pritet të diskutohet

Të fundit