Flash News

DITARI POLITIK

Sot seancë plenare, PD mbledh grupin parlamentar, çfarë pritet të ndodhë

Sot seancë plenare, PD mbledh grupin parlamentar, çfarë pritet

Sot në orën 17:00 do të mbahet seancë plenare.

Pritet që seanca të ketë tensione, për shkak se opozita vijon me paralajmërimet për mosbindje civile.

Sot pritet të betohen Andrea Mane, i cili zëvendëson Ervin Salianjin i cili është dënuar me 1 vit burg, si dhe Erjon Mekaj, i cili do të marrë mandatin e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, i cili dorëzoi mandatin vetëm pak ditë para se të merrej i pandehur nga Prokuroria e Posaçme.

Në njoftimin zyrtar të Kuvendit të Shqipërisë rendi i ditës është si më posht:


1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 17.10.2024. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

3. Diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit. (Neni 40/1, Rregullore e Kuvendit) Diskutime – jo më shumë se 4 orë.

 

PD do të mbledhë në orën 15:00 në seli grupin parlamentar, ku do merren vendimi mbi atë që do të ndodhë sot në seancë.

Kujtojmë se ende nuk ka përfunduar dënimi për përjashtimin nga jeta parlamentare të deputetëve të PD nga Sekretariati i Etikës.

 

Të fundit