Flash News

DITARI POLITIK

Tabaku ‘zgjon’ dosjen e Dibrës: Manja, shembulli më i keq, ministri: Merak që nuk solla lule

Tabaku ‘zgjon’ dosjen e Dibrës: Manja, shembulli më i keq,

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian risolli debatet për dosjen e Dibrës, mes deputetes demokrate Jorida Tabaku dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Tabaku, teksa fliste për korrupsionin, i kujtoi Manjës dosjen e Dibrës ku ministri u shfaq në përgjimet e krimeve zgjedhore bashkë me disa ministra të tjerë të qeverisë.

“Krimet zgjedhore për mua dosja e Dibrës ku janë përfshirë disa ministra ku edhe i nderuari Ulsi Manja ulur këtu me mua është shembulli me i keq. Në këtë dosje janë edhe disa ministra të përfshirë, çfarë po ndodh me dosjen e Dibrës. Shpresoj që zoti Manja këtë manual ta konsultojë me ministra dhe kryeministrat”, tha Tabaku.

Ministri iu përgjigj Tabakut me ironi duke i thënë se qytetarët e Dibrës, e kishin votuar.

“Zonja kryetare se ma përmendët emrin disa herë, unë nga Dibra kam merak që nuk solla një tufë me lule, ju kujtoj që qytetarët e mi të Dibrës më votuan”, iu përgjigj Manja.

Të fundit