Flash News
Shqiptari plagoset rëndë në Greqi, niset me urgjencë drejt Athinës
Punonjësi i policisë ra nga pallati në Tiranë, AMP: Nuk ka pretendime nga efektivi për presion
Gjendet pa shenja jete 36-vjeçari në Durrës, dyshimet e para nga policia
Policia zbulon laborator dr*ge sintetike, arrestohen 13 shqiptarë në Belgjikë
Rriten lehtë temperaturat, si parashikohet moti në fundjavë
Takimi i Komitetit Politik Europian në Tiranë shtyhet për në 16 maj
Komiteti Politik Europian ka vendosur një datë të re për mbajtjen e takimit të ardhshëm në Tiranë, duke e zhvendosur atë nga 9 maji në 16 maj. Ky ndryshim vjen pas kundërshtimeve të opozitës, e cila argumentoi se organizimi i një ngjarjeje të tillë në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit mund të ndikonte në rezultatin e tyre.
Opozita ka theksuar se përfshirja e një takimi me rëndësi të tillë politike, vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve, do të krijonte një kontekst të padrejtë për garën elektorale dhe mund të perceptohej si favorizim për qeverinë aktuale.
Takimi i Komitetit Politik Europian pritet të mbledhë liderë të rëndësishëm europianë dhe rajonalë për të diskutuar çështje kyçe të politikave ndërkombëtare dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.