Flash News
Takimi i Ramës me shqiptarët në Milano, mediat helene: Provokues ndaj Greqisë
Politiko
26 Maj 2024, 21:03
Mediat greke kanë pasqyruar edhe takimin e sotëm të kryeministrit, Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Milano, disa ditë pas takimit në Athinë.
Sipas “Protothemës”, kryeministri shqiptar vazhdon retorikën e tij propagandistike.
Sipas mediat helene Rama nuk ka ngurruar të flasë për vuajtjet e tmerrshme të shqiptarëve në shtetin grek, duke iu referuar ndryshimeve të emrave.
Në fjalimin e tij Rama iu drejtua shqiptarëve: “ Ju, shqiptarët e Italisë, nuk i ndryshuat emrat, detyrimisht dhe gjerësisht, siç u ndodhi tragjikisht qindra e mijëra vëllezërve dhe motrave tona në Greqi, për një të vetëm dhe të vlefshëm. arsye, të cilën të gjithë e dimë shumë mirë. Është një njollë turpi në historinë e Evropës demokratike”