Flash News

DITARI POLITIK

Takimi mes kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës, Rama zbulon detaje nga dreka me Albin Kurtin

Takimi mes kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës, Rama

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti erdhi sot në Tiranë ku bëri takim me disa nga krerët institucionalë. Pas Presidentit Bajram Begaj dhe kryeparlamentares Lindita Nikolla, Kurti takoi homologun e tij Edi Rama, me të cilin patën dhe një drekë.

Këtë moment kryeministri i Shqipërisë e ka postuar në profilin e tij në “Facebook”, ku citoi se diskutuan me detaje për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj.

POSTIMI I PLOTË:

Me mikun e posaçëm, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë drekës së sotme ku diskutuam me detaje për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj.

I shpreha Albinit të gjithë simpatinë time për kurajon dhe realizmin me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

E inkurajova kryeministrin në hedhjen e hapave të mëtejshëm, qoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë, duke e siguruar se në këtë proces jo të lehtë ai ka mbështetjen time më të plotë.
Ramë dakord që mbledhja e ardhshme e të dy qeverive të mbahet në qershor.

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit