Flash News

DITARI POLITIK

“Takohet skutave me subjekte të OFL”, Meta i përgjigjet Ramës: I gatshëm për ballafaqim

“Takohet skutave me subjekte të OFL”, Meta i përgjigjet

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur sërish kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit deklaroi se kreu i shtetit “takohet skutave me persona që janë subjekte të OFL-së dhe i'u ka kërkuar të sigurojnë vota për zgjedhjet e ardhshme”.

Nga Kopliku, Meta iu drejtua shkurtimisht: "Ti thotë gjithë shqiptarëve, kë ka takuar Presidenti i Republikës, kur e ka takuar, vendin, orën e ditën."

Ai përsëriti qëndrimin e tij se është i gatshëm për një ballafaqim me kryeministrin e vendit.

Po ashtu, Meta përsëriti thirrjen për zbatimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit

"Do zoti Tao president të unitetit, të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit. Nuk duan ta respektojnë, pastaj Presidenti do të jetë i gjithë shqiptarëve dhe gjithë socialistëve që nuk mund të pranojnë këtë lloj poshtërimi nga një sekt. Shqipëria do të ketë vetëm një Rilindje, Rilindjen Kombëtare të Luarasit. Shumë shpejt kjo farë e keqe që shpiku këtë lloj rilindje do të marrë përgjigjen. Shpresoj në reflektim dhe thellim", u shpreh Meta.  

Të fundit