Flash News

Ditari i Opozitës

Të flenë të qetë të shqetësuarit për pagesën e njeriut të Trump; Sipas ligjit aletatët e ASHM publikojnë faturat e LaCivita

Të flenë të qetë të shqetësuarit për

Rreth 1 milion euro mësohet të ketë shpenzuar Partia Demokratike për të paguar shërbimet e konsulentit amerikan, Chris LaCivita.

Ai u prezantua më 10 shkurt nga Sali Berisha dhe mori pjesë në disa mitingje të PD-së gjatë periudhës zgjedhore.

Sipas raportit, Fatmir Mediu, aleat i Berishës, ka mbuluar një pjesë të shpenzimeve për konsulentët amerikanë. Në raportin financiar të Partisë Republikane, Mediu deklaron se ka paguar 1,189 euro për akomodimin e Chris LaCivita në Tiranë për katër ditë (nga 8 deri më 11 maj), ndërsa ai është larguar nga hoteli më 12 maj, një ditë pas zgjedhjeve.

Po ashtu, Mediu ka raportuar pagesa edhe për Paul Manafort një tjetër emër i njohur që është shfaqur krah Berishës me 1,121 euro për akomodim, dhe për Steëart James Jackson, 813 euro.

Në total, gjatë fushatës zgjedhore, Mediu ka deklaruar shpenzime prej 118 mijë eurosh, prej të cilave 50 mijë euro janë përdorur për organizimin e mitingjeve të përbashkëta me Partinë Demokratike.

Raporti financiar tregon gjithashtu se Mediu ka kontraktuar kompaninë amerikane Harris Media, e cila është marrë me strategjinë e komunikimit në rrjetet sociale. Kostoja e kësaj kontrate është 35 mijë euro.

Në këtë mënyrë, raportet e dorëzuara në KQZ zbardhin detaje të plota për shpenzimet e bëra nga PD dhe aleatët e saj për konsulentët amerikanë të afërt me kampin e Trump.

Kështu që më në fund ata që u shqetësuan shumë për faktin sesa lek u pagua udhëheqësi i fushatës së Trump, nga PD dhe ASHM, mund të flenë të qetë.

Të fundit