Flash News

DITARI POLITIK

Të hënën seancë e jashtëzakonshme, votohet kryetarja e re dhe ndryshimet në qeveri

Të hënën seancë e jashtëzakonshme, votohet kryetarja e

Të hënën, më 29 korrik, parlamenti do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme në orën 18:00.

Do të votohet kryetarja e re e Kuvendit, Elisa Spiropali, si dhe do të kalojnë dekretet e Presidentit Begaj për ndryshimet në Qeveri.

Kujtojmë se kryeministi Edi Rama njoftoi nga punimet e Kongresit të PS, disa ndryshime të papritura në qeveri. Rama tha se Taulant Balla largohet nga ministër i Brendshëm dhe shkon ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, në vend të Elisa Spiropalit. Kjo e fundit u propozua për kryetare të Kuvendit.Ministër i Brendshëm në vend të Taulant Ballës shkon Ervin Hoxha, ish-drejtor i IKMT.

Si pasojë e lëvizjeve në PS, pasi Bledi Çuçi u propozua për postin e numrit dy të Kuvendit, në vend të tij si kryetar i grupit parlamentar socialist shkon Niko Peleshi. Ky i fundit largohet nga ministër i Mbrojtjes dhe i hap rrugë Pirro Vengut në këtë post, aktualisht drejtor i Portit të Durrësit. Largohet edhe Ervin Mete nga Ministria e Financave, ndërsa në vend të tij emërohet Petrit Malaj, ish-drejtor i AKBN.

Të fundit