Flash News

DITARI POLITIK

“Të pafytyrë, të mbaruar”, Rama përplaset me demokratët në Kuvend për Portin e Durrësit

“Të pafytyrë, të mbaruar”, Rama përplaset me

Kuvendi miratoi me procedurë të përshpejtuar projektligjin për Portin e Durrësit, me 62 vota pro dhe 20 vota kundër.

Miratimi shkaktoi debate mes deputetëve të maxhorancës dhe demokratëve, ndërsa në debat u përfshi vetë kryeministri Edi Rama.

Ishte fillimisht Enkelejd Alibeaj i cili kërkoi të mos miratohet me procedurë të përshpejtuar, por Kuvendi vijoi me procedurën. Alibeaj i kërkoi llogari Nikollës për votat, ndërsa ndërhyri Rama i cili shpërtheu në ofendime ndaj demokratëve që pasuan me reagime.

Debati

Alibeaj: Ku i numërove ti që janë 62 vota. Në këtë vend mund të dyshohet për gjithçka. Ju duhet t’i jepni respektin më të madh rregullores.

Rama: Po ti kush je?

Alibeaj: Ai që jam unë dhe ta tregoj unë se kush jam dhe që ai sapo ta thashë.

Rama: Me ça kurajo çohesh këtu dhe hedh gjithë këtë baltë mbi një personalitet të ekonomisë globale, përfaqësues i një prje kompanive më të mëdha të botës, që vjen në Shqipëri si rezultat i një marrëdhënie strategjike, prej së cilës po ndërtohen në Spitallë 2 mijë apartamente, falë së cilës në vendin tonë bëhet një investim që nuk është bërë ndonjëherë. Këtu as u mirata gjë as u diskutua, u fut më procedurë të përshpejtuar një projektligj që do të marrë kohën për diskutim. Duhet të jetë sepse kështu mendojmë ne.

Alibeaj: A kështu mendoni ju.

Rama: Ju jeni ca të mbaruar, ca të pafytyrë, ca njerëz që nuk keni as fe as atdhe.

(Ndërhyn Gazment Bardhi, Dashnor Sula dhe Alibeaj)

Të fundit