Flash News

DITARI POLITIK

Tensione në Kuvend, Bardhi përplaset me Nikollën, bllokon foltoren

Tensione në Kuvend, Bardhi përplaset me Nikollën, bllokon

Seanca plenare e Kuvendit ka nisur me tensione mes deputetit demokrat Gazment Bardhi dhe kryeparlamentares Lindita Nikolla.

Shkak u bë sërish mospranimi i kërkesës për interpelancë urjgente me Ramës, kërkesë kjo e bërë nga Bardhi.

Demokrati kërkon interpelancë që kryeministri të sqarojë faktet e transmetuara nga investigimi i Rai 3 për Shqipërinë. Ky i fundit hodhi dritë mbi përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen 'Xibraka', për të cilën bëri publike dokumentet Bardhi.

Po ashtu, investigimi i referohej edhe Engjëll Agaçit si ish-avokat i narkotrafikantëve dhe kriminelëve.

Prej ditës kur Bardhi ka kërkuar interpelancën Kuvendi ka vijuar të refuzojë kërkesën ndërsa vetë Rama nuk ka qenë i pranishëm në seancat plenare.

Të fundit