Flash News

DITARI POLITIK

Tensione në Kuvend, Nikolla i fik mikrofonin Nokës, Garda rrethon foltoren

Tensione në Kuvend, Nikolla i fik mikrofonin Nokës, Garda rrethon

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ka fikur mikrofonin deputetit demokrat Flamur Noka teksa ky i fundit ishte duke folur në Kuvend.

Noka iu drejtua Nikollës duke i thënë se askush nuk ka faj që në zyrat e shtetit Rama ka future kreun e Sinaloas, fakt që duket se solli reagimin e kryeparlamentares në mbrojtje të Nikollës.

“Zonja që jeni zhytur e s’keni bëni kjo nuk është faji ynë por përgjegjësia jua. Kush ju ka faj që u fut në zyrat e shtetit kreu Sinaloas? Dhe i dha kaziono? Mos është çështje private që korruptoi McGonigal kundër opozitës?”, tha Noka.

Pas kësaj deklarate, Nikolla i fiku mikrofonin Nokës duke bërë që deputetët e opozitës të ngrihen drejt foltores. Garda ka rrehuat foltoren teksa demokratët kërkonin të drejtën e fjalës.

Të fundit